Grindje-Qerim Skenderaj

GRINDJE
Sot u grinda me mendimet,
Më erdhën lëmsh, rrëmujë.
S’ua duroja dot ankimet,
Lëvdatat plot zhurmë e bujë.
I pash vëngër, nevrikosur,
Mbi sitë i vura të rrinë.
Mielli rrodhi i përsosur,
Krundet morën arratinë.