I strukur në dhomë
duke i dëgjuar në heshtje
trokitjet e këpucëve
të saja gjatë hapërimit
me hapa të rënda

nëpër koridorin e gjatë
sa më shumë afrohet
trokitjet më tronditin
thellë deri në palcë
me aritmi më rah zemra
e më kaplon një e dridhur
nga balli djersët rjedhin
nga trishtimi se kur hapet dera
imagjinata ime e çregulluar
më thot se a do çfaqet grua
apo shtatore,shtat lartë vigane
me sy e vetulla mushqere
me buzë bregore,dhëmbë safiri
ballërafshe, fushë Pollogu
hundën e drejtë si qiri
ngela i shtangur si orendi
a të iki, a të ri si i alivanosur
ajo se meriton me pa kufomë
apo dhomë bosh, pa asnjëri
hajt bela, hajt,si kam me ia dalë
ku me ditë se çka kam me pa
s’besoj se kam me pa dritë
të tërrin ka me më përbi.