Heronj të heshtur…Rubjana Nika 

ato që të heshtur rrinë,

të thjeshtët mendjendriçuar,

botës i sjellin veç të mira,

florinj janë,të paçmuar.

Janë ata që sakrificën,

pjesë të jetës së tyre kanë,

natën ditë e bëjnë me punë,

mburojë për njerëzimin janë.

Janë të rrallë,por ekzistojnë,

si argjend i pazbuluar,

ajka e vendit ,krenaria,

errësirën kanë ndriçuar.

Janë ata,të padukshmit,

puna e tyre fort ndriçon,

të vërtetë mbi fallcitetin,

llumi floririn nuk e zbon.

Janë ata,heronj të heshtur,

që paranë s’e mbivlerësojnë,

jeta për ta e paçmuar,

për njerëzimin,botën ndryshojnë…


Heronj të heshtur

që ndërtuat botën,

pasuri të vetme kishit nderin,

i vutë shpatullat punës,

për botë më të mirë,

ëndërruat parajsën,

përjetuat ferrin.