Heshtja ime -My Silence-Ariel Bella

Heshtja ime / My Silence

Shqip:

Ajo s’ka fjalë,

por i njeh të gjitha dhimbjet e mia,

ndjen mallin e lënë aty,

nostalgjinë që enden në shpirtin tim.

Heshtja nuk flet,

por e di që zemra ime pret dashurinë,

qan vetminë,

buzëqesh lumturinë.

Ajo njeh gjithçka:

çdo pjesë time të thërrmuar,

çdo gëzim të ndjerë me shpirt,

çdo hidhërim të thellë.

Heshtja ime më flet

për ëndrrat që s’i pata dot,

për kohën që iku e s’e kapa më,

për dritën që s’e zura,

për lotin që nuk e nxorra kurrë,

për gjithçka —

me heshtjen që vetëm ajo e ka.

English:

She has no words,

yet she knows all my pains,

feels the longing left behind,

the nostalgia wandering in my soul.

Silence does not speak,

but she knows my heart awaits love,

cries loneliness,

smiles at happiness.

She knows everything:

every shattered piece of me,

every joy felt with my soul,

every deep sorrow.

My silence speaks to me

of dreams I could not reach,

of time that passed I could no longer hold,

of light I never grasped,

of tears I never shed,

of everything —

with the silence that only she has.

#HeshtjaIme#MySilence#Poezi#Poetry#Emocion#Emotion#Shpirti#Soul#Reflektim#Reflection