“Ja na erdhi viti i ri”-Dritan Mardodaj 

Dritan Mardodaj 

"Ja na erdhi viti i ri"

Erdhën festat e dhjetorit
Prap nën hijen e diktatorit
Horra,bundra,prokurime
Pijnë verë e bëjnë festime.

Shishja verës investim
Që kushton sa një makinë
Hajt ishalla viti i ri
T'i gjej të gjithë nëpër qeli!

Jo veç aq, se nuk mjafton
Sekuestrimin për çdo pronë
Gjithashtu çdo pasuri
Që kanë vënë me hajni
Ja na erdhi viti i ri!