Jannis Ritsos-Buzëqeshja e jonë-Shqipëroi nga origjinali: Lefter Shomo


Buzëqeshja e jonë( το δικό μασ χαμόγελο )

Stërmundimi ynë.

Është një zë i fuqishëm

Brenda mbrëmjes .

Përballë drita të ndezura.

Hedhim edhe ne

Rrjetat e shpirtit tonë

Brenda qiellit,

Brenda në det,

Brenda botës.

Të zemë një yll,një zë,

Ndonjë këngë.

Të japim edhe ne diçka,

Diçka të marrim.

Zarfi I ditës i ngjitur.

Një adresë e thjeshtë:

Njerëzve.Jo. Vëllezërve tanë.

Do të shpalosin detin.

Do të lexojmë.

Si shkëlqejnë sytë e tyre!

Buzëqeshin.

Një buzëqeshja e jonë.

Botuar në fashikullin nr.19 të revistës ” Shkronja të lira ” 1945.Shqipëroi nga origjinali: Lefter ShomoK 619 j.r.α.