Je njish, – është ofendim ekzistencial!Genta Kaloçi

Je njish, – është ofendim ekzistencial!

Mos më ofendo s’jam njish. Jam zero se ka më shumë vlerë se të gjitha shifrat deri në infinit. Zero është fillimi e fundi brenda vetes, është 1shi deri në infinit i mbyllur në një qark që quhet Zero!

Unë jam një hiç, që mundohem të bëhem dikush në asgjënë universale! Hiç/0 × Dikush = Asgjë. Kujdes nga hiçi/asgjëja/zero!

Kujdes nga zero/asgjëja si unë!

Im atë më thoshte shpesh; “shumëzoje me zero të keqen babi”

Shënim; një arsye përse filozofitë dhe fetë e lindjes e kanë si shenjën (nuk e quajnë shifër/numër) më të errët, rrezikshme, më të frikshme, “të paprekshme” të matematikës.

Nga aspekti i shkencës së fizikës, zero ngjan si vrimat e zeza që thithin trupat qiellorë, “shkatërrojnë” gjithçka përreth tyre, në fakt i transformojnë dhe i nxjerrin në formë tjetër. Ashtu si në gjithësi, natyrë, asgjë nuk zhduket plotësisht, por ndryshon formë, transformohet. Njësoj edhe me hiçin, zeron. Prandaj realisht, konkretisht, njerëzisht, juridikisht, fillozofikisht, kujdes nga hiçi, asgjëja, zero. Kaq e thjeshtë.

– Noli ka shkruar ” Hiç e hiç” si më poshtë, kliko;

https://www.facebook.com/share/p/1aWojeQmBf

Përmbledhje më poshtë nga burime të ndryshme që përmban tekstin që sapo lexuat më lart;

Zero si simbol i boshllëkut dhe asgjësë konsiderohej i frikshëm në botën arabe.

Për më shumë kliko në adresën elektronike më poshtë;

“Nga boshllëku i lashtë te themeli i inteligjencës artificiale: Pse ZERO ende e drejton botën në vitin 2026 – Diplo” https://www.diplomacy.edu/…/origins-of-zero-a…/

Zeroja lindi në Indi (shek. V) si një pikë mbajtëse vendi, duke u zhvilluar në një koncept të “hiçit” që tronditi logjikën perëndimore. Frika ndaj saj rrjedh nga filozofia greke që mohonte zbrazëtinë dhe rreziku i pjesëtimit me zero, gjë që vonoi pranimin e saj në Evropë deri në Rilindje.

Historia dhe Frika ndaj Zeros:

– Origjina: Zeroja (0) u zhvillua nga sumerët, mesopotamia, indianët (p.sh., Aryabhata) për të shënuar mungesën e një vlere në sistemin pozicional.

– Frika Filozofike (Filozofia Greke): Filozofët e lashtë grekë si Aristoteli e refuzuan konceptin e “asgjësë” (vakumit), duke e bërë të pamundur pranimin e zeros si numër në matematikën greke dhe romake.

– Kundërshtimi Fetar dhe Logjik: Në mesjetë, koncepti i “hiçit” shihej si kërcënim, pasi ndërlidhej me zbrazëtinë ose kaosin. Pjesëtimi me zero gjithashtu shkaktonte paradokse, duke e bërë atë një “numër të rrezikshëm”.

– Përhapja: Ajo udhëtoi përmes matematikës arabe (Al-Khwarizmi) deri në Evropë, por u pranua plotësisht vetëm gjatë Rilindjes, duke revolucionarizuar algjebrën dhe llogaritjet.

– Si përfundim, frika ndaj zeros ishte frikë nga e panjohura dhe braktisja e sistemeve të vjetra të numërimit.