Jetë e mallkuar- Nexhat Bexheti
E mallkuar qoftë kjo jeta
Plot me derte e me brenga
Edhe atë t’bukurën dashuri që gjeta
Ma muar fati i zi,mua nga jeta.
E mallkuar qoftë kjo e shkreta jetë
Sa e dhimbshme që zgjohem vetë
A do të gjej edhe unë një grimcë lumturi
Si shokët e mi të kem edhe unë dashuri .
I lutem jetës kështu të mos vdesë
O kalimtarë futni brengat e mia në thes
Jam akoma i ri me ndjenja nuk jam plak
Prandaj e dua jetën mendoj se e kam hak.
Brengat s’më hiqen më rinë varur mbi lëkurë
Dëshmojnë rudhat në ballë si pikture
Ndëgjoni ju shokët e mi kështu a jetohet
Më shpëtoni, kjo dhimbje nuk durohet.
