Jo armëve!Çerazela Kondi

Çerazela Kondi

Jo armëve!
Po paqes!
Armët nuk lindin paqen.
Lindin lotë,humbje dhe frikë.
Çdo shpërthim,shuan ëndrrat
dhe lë mbrapa,heshtje,dëshpërim.
Njerëzit në çdo cep të botës
meritojnë të jetojnë.
Pa zhurmën e bombave,
pa frikën e luftës.
Me qiell të pastër dhe zemra të lira


Forca e vërtetë e njerëzimit
nuk është tek armët
por tek dialogu,respekti
dhe vetëdija e veprimeve.


Kur njerëzit,çojnë zërin e tyre
për paqe,bota kujton njerëzillëkun
dhe hap rrugët,për një të ardhme
drejtësie.
Ndaloni të luftoni!


Ndaloni duke çuar fëmijët e botës
drejt vdekjes.
Për interese që skanë vlerë
para jetës së njeriut.


Është koha të mendoni,
jo vetëm me mëndje,por me zemër.
Në doni vërtet,të quheni njerëz.
Lëshoni armët,dhe jepini vënd
paqes.
Në çdo shtet që të jeni.
Jo armë!
Jo luftë!
Po jetës!
Po njerëzimit!
Çerazela Kondi,10 Mars,2026,Athinë!!