
Katharsi dhe ekuacioni matematikor!
7 SHKURT 2016
Mësim logjike për të gjithë që janë analfabet funksional. Në këtë kategori bëjnë pjesë të gjithë pa përjashtim. Ju siguroj se pas këtij shpjegimi shkencor nuk keni nevojë më për frikën ndaj Zotit, apo nga Zoti. Dija është brenda jush duhet të dini t’a përdorni dhe t’a zbërtheni në të përditshmen tuaj. Ajo është brenda jush në formë ekuacionesh, jeta, realja jonë është thjesht një ushtrim matematikor me një, ose shumë të panjohura.
Matematika në përdorim të prakticitetit dhe çlirimit nga ndjenja e fajit, mëkatit, frikës që n’a imponohen nga shoqëria, qarqe të caktuara të pushtetit për të n’a gjunjëzuar dhe për të na skllavëruar shpirtin, ëndrrat, bindjet tona.
Katharsi nuk është një veprim, akt që mund t’ju’a fali prifti, hoxha, imami, guruja, rabini, bibla, apo kurani, as tora (libri i shenjt i hebrenjve) në disa shprehje e fjalë statike të mësuara papagallisht, që nuk u dini as kuptimin, por as mund t’a imagjinoni shpjegimin e tyre shkencor e matematikor.
Numrat janë universi, sipas Pitagorës, atëherë si e tillë kombinimi i tyre bëjnë këtë që ne quajmë jetë dhe shpjegon ekzistencën tonë. Manipulimi i librave e teksteve “të shenjtë” nuk është asgjë veçse një trik për t’ju mbajtur larg aftësisë për të përdorur matematikën dhe ato që menduat se ishin të tepërta që mësonit në shkollë.
Gjithmonë si fëmijë ankoheshim e çfarë n’a hynë ekuacionet në jetë, e përse formulat e kimisë na hynë në punë, sikur do i ushtroj në të përditshmen tonë. Kjo është magjia e gjithë kësaj, ato janë miniatura e botës sonë që përbën universin.
Çdo problem në jetë ka zgjidhje, nëse përdor ato ekuacione aq të thjeshta të shkollës fillore.
Çdo ndjenjë (e përbërë) çdo stres (-), frikë (-), ankth (-), fiksim (-), thashethem (-), dëshirë (+), pasion (+), dashuri (+), respekt (+), vlerësim (+), mirënjohje (+), dije (+) njohuri (+), punë (+) vazhdojmë e me të tjera si këto në këtë form simbolike negative, ose pozitive, të cilat i zëvendësojmë në tru në të dhjetën e sekondës në këtë mënyrë mund të çlirohemi (zgjidhim) këto probleme. Ashtu siç na kanë thënë, përpara se të zgjidhësh ushtrimin/problemin si në matematikë dhe në jetë duhet të lexojmë mirë (të vëmendshëm) të dhënat e tij. Në këtë mënyrë pa panik (-), stres (-), ankth (-), faktorë që n’a çojnë në kahun e kundërt të atij të dëshiruar, duhet të nxjerrim të dhënat (të identifikojmë), çfarë n’a jep ushtrimi/problemi/jeta, çfarë ne kërkojmë të arrijmë dhe zgjidhja (rezultati) nëpërmjet metodave ligjeve të matematikës. Dija për këto element e faktorë na e bëjnë shumë të lehtë edhe mënyrën sesi do e zgjidhim, pa efekte anësore, që mund të jenë rezultat i gabuar nga shpejtësia, gabimi i përzgjedhjes së mënyrës së zgjidhjes, nga euforia e sigurisë së dijes e të tjera dhe na çojnë në drejtim krejtësisht të kundërt nga rezultati i kërkuar, që kryesisht, shumicën e rasteve është lumturia (+).
Për t’a bërë më të qartë po përdor një shprehje shumë të zakonshme në jetën tonë të përditshme e cila ka efektet e saj te secili nga ne.
“Mallkime (-) nga të (× )mallkuar (-) janë thjesht
) bekime (+)!”
Bazuar në logjikën e thjeshtë të veprimeve matematikore, këtë fjali mund t’a shndërrojmë si më poshtë:
‘Mallkime’ (-) merr simbolin minus për faktin se shpreh negativitet.
‘Nga të’, merr (×) shumëzim për vetë faktin se arsyeja e shprehjes së mallkimit është shtimi shumëfish i tij ndaj palës tjetër që i drejtohet, që edhe këta “të mallkuar” (-) zëvendësohen me shenjën minus për vetë faktin se përcaktojnë vlerën e tyre nga ajo që shprehin. (-)
Atëherë në veprime matematikore kemi ( – ) × (- ) = +.
Populli me thjeshtësinë që i buron nga urtësia ka një shprehje, ‘mallkimi është si gomarica, kthehet gjithmonë te i zoti’, që shpjegon shkurt dhe thjesht ato që përmenda më lart.
Me pak fjalë nuk keni përse kërkoni aferim, falje nga libra e shprehje pa frymë, pa jetë, ajo qëndron brenda jush, te vendimet dhe veprimet tuaja të përditshme që janë shuma e të dyjave. Gjithashtu për të kënaqur edhe ‘besimtarët’, këto janë fjalët e zotit që i shpreh si më poshtë; ‘njeriu është shëmbëlltyra ime’. Kjo pra duhet të jetë përgjigja më e mirë ndaj radikalizmit fetar, ndaj pushtetarëve që përdorin frikën e Zotit, perëndive, feve ndaj popullit, për të arritur synimet e tyre egoiste, nën përdorimin e manipulimit të simbolit/besimit fetar të njerëzve të vetëpagëzuar si të dërguarit e Zotit, për të justifikuar krimet e tyre.
Kaq për sot logika, matematika, zoti, universi dhe ne që endemi për pak lumturi (+) apo iluzionin (-) e saj. Po e mbyll me shprehjen e Ajnshtajnit; “Zoti los me zare në univers”, mbase e dëshifroni vetë, ku i dihet, mbase jeni më të aftë seç mund t’a mendoni. Provojeni, se unë jam në një provim të vazhdueshëm me veten, jetën dhe universin, loja mendore, është më argëtuese ju’a siguroj, çliron hormonet e kënaqësisë, lumturisë dhe euforisë në tru bazuar nga reaksionet kimike (+) të vetë organizmit dhe jo nga substanca të ndryshme të prodhuara artificialisht/iluzione (-) në laboratore.