Bukuri të pashijuara…

Jetën vrullshëm ndoshta

s’e jetova,

e s’ia qarkova bukuritë e pafund,

por aq sa munda e shijova,

pa e vrarë,me nder ,me sa mund.

Se syri nuk i rrok të gjitha,

as mendja e mundësia,gjithashtu,

askush s’e rroku,cep më cep

gjithë botën,

fundin s’ia gjeti,as fillin kuturu.

Me dije aq sa desha,

dot nuk u pajisa,

si nur i mendjes edhe i mirësisë,

por as me xhevahire,

aq nuk u stolisa,

mbeta robinjë modeste

e thjeshtësisë.

Se robi për sa jetë

i ka falur Zoti,

jo nuk i zapton gjithë dije

e pasuri,

se edhe mbretërit

e famshëm

ndër më të pasurit,

nuk i shijuan

të gjitha këto bukuri.

Por vetëm Zoti ynë

i madhërishëm,

me ç’ka krijoi,

veten e “llaston”,

me sy e rrok anë më anë

gjithë botën,

gjithë mrekullitë

vetëm Ai i shijon.