Kënga: “Troket vjeshta”-Kujtim N. Mullai

Kënga: “TROKET VJESHTA”

(tekst e muzikë:Kujtim N.MULLAI)

është përfshirë në tekstin e ri shkollor

“Edukatë muzikore-3” KOSOVË,

i cili ka fituar çmimin e vitit (2024)

“PËR MATERJALET MË TË MIRA

MËSIMORE EVROPIANE”

Falenderoj për këtë përfshirje autorët e tekstit dhe veçanërisht zonjën Drita Rudi për bashkëpunimin gati 30 vjeçar lidhur me shkëmbimin e përvojave tona në fushën e hartimit të programit dhe teksteve shkollore të lëndës së EDUKATËS MUZIKORE.

TROKET VJESHTA

(tekst e muzikë: Kujtim N. MULLAI)

Tak tak troket dera.

– Kush je ti?- pyet vera.

– Hape, jam un’ vjeshta,

Tre muaj dit’ në rreshta.

Kur një stinë lodhet,

Vallja rrotullohet,

Dimrin ndërron pranvera

Dhe pranverën vera.

Stinët vejn’ e vinë,

Përqafuar rrinë,

S’ka frut e s’ka bimë,

Ta bëjë një stinë.