Kohën e pritjes, kush mund ta ndalë?- Eva Gjoni

Kohën e pritjes, kush mund ta ndalë?

Rrugën ndoshta e humbe diku,

tek të tjerë njerëz u ndale pa shkak.

Mbase atje, në kufirin midis botëve,

në të vetmin vend takimi te Edenit

që s’mund të mos vish… prit!

Jam ende këtu!