Nga CIKLI: " TRIPTIKËT " KOPËSHTI I DASHURISË - A - I zgjuar poeti: Thërret oreksin Kur shtron gosti për femrën! Gjersa ajo, E dehur nga aromat, shpërthen: "- Ta anksha zemrën!" - B - Në kopshtin tim të dashurisë Dy lule s'gjen njëlloj. Përveç nga ngjyra... Dhe nga era, secilën e dalloj. Eh,sa kujdes tregoj për to, Andaj s'bëhen xheloze! Si një mjek zemre ndjek e shoh, Efektin e çdo doze. Kur njëra bëri përjashtim, Piu helmin e zilisë, U mpak, e humbi çdo shkëlqim, Ra preh e xhelozisë! - C - Kur shumë nderon Dashuritë e tua, Nuk bëhem xheloze, Më shumë të dua! Vërtet!...E pse thua!? Mund të vijë dita Të shprehësh të tillë nderim dhe për mua.