Kosova – Dritë e Lirisë-Nga Ferit Toma

Kosova – Dritë e Lirisë

(Nga Ferit Toma)

Në shekuj dhimbjeje u rrite me plagë,
Me gjuhë të ndaluar, me zemër që duron,
Por fjala liri s’u shua në asnjë flakë,
Se shpresa shqiptare kurrë s’u robëron.

Me nënat që qanin në prag të shtëpisë,
Me djem që ranë për tokë e për emër,
U rrite mes lotit dhe forcës së besës,
Dhe gjaku u bë dritë në çdo zemër.

Nga Prekazi u ngrit një zë i fuqishëm,
Që zgjonte ndërgjegje, male e fusha,
Se liria lind nga shpirti i ndershëm,
Dhe s’përkulet kurrë para dhunës së huaj.

Në ditën e madhe u ngrit flamuri yt,
Si agim i bardhë mbi dhimbje e lot,
U bëre shtet në hartë dhe në shpirt,
Me emrin Kosovë, me vulë të Zotit.

Sot ecën Kosova me ballin lart,
Me plagë që flasin, por s’janë më pranga,
Se pavarësia s’është veç një fjalë në kartë,
Është jetë që rron, është tokë që këndon kënga.