Blerta Basha

Kosova, dhimbja e madhe e kohës,
Luftë në vite si askush tjetër,
Vend që flet me gjakun e tokës,
U ngrit si agim mbi Dardaninë e vjetër.
Në Kosovë shëndriti dielli,
Më 17 shkurt lindi një diell i ri,
Gjëmon toka edhe qielli,
Fitoi toka pavarësi.
Nga plagët e luftës,
Lindën heronj të rinj,
Plot me dritë u mbush qielli,
Me flamurin për liri.
Në panteon të lirisë,
Qëndron lart Adem Jashari,
Heroi i gjallë i pavarësisë,
Nuk u mposht kurrë së gjalli.
Kosova, kënga që dëgjohet,
Gjaku i bijve të krenarisë,
Kur një popull ngrihet e zgjohet,
Kurrë nuk ndalet agimi i lirisë.