Ku ta gjej-Rubjana Nika

Ku ta gjej


Ku ta gjej një buzë të qeshur,

të më shkrijë akujt e kohës,

si një trëndafil kuq-flakë,

të shndritë në mes dëborës.

Ku ta gjej një buzëqeshje,

të më ngrohë zemër e shpirt,

shpresë për botën e zymtuar,

e për terrin flakë e dritë.

Ku ta ndiej një tingull hareje,

nga buzëqeshjet gazmore,

paqe,prehje të ndiej në shpirt,

pa dilema jetësore.

Ku ta gjej një buzëqeshje ,

më të ëmbël se vetë mjalta,

të ndrijë tokën,të çelë qiellin,

të flasë dita,të qeshë nata.

Ku ta gjej një buzë të qeshur,

e ta zbukurojë njerinë,

si një zanë e mirë legjendash,

të heqë ftohmën,ngurtësinë.

Një buzëqeshje çiltërsie,

të na shtojë të mirat,prore,

jo një maskë hipokrizie,

që gënjen mendje njerëzore.