Mimoza Eliona Osmani

Kujtova…
Kam frikë të avitem, të t’puth tek faqet,
ato janë të buta, si të jenë sfungjerë;
mbi buzët llokume si mbirë manushaqet
dhe unë kujtova se është pranverë…
The s’dua të të djeg sythat në lastarë,
sepse ti je ndryshe nga lulet e tjera;
ty puthja të ndez dyfish me zjarr,
tek zien mes mallit, siç zien mushtvera.
Ti je lule e ndjenjës, hëna e praruar,
çerdhe e ëndrrave ku fle pa kujdes…
kam frikë the të t’puth, mos m’mbetesh në duar…
mos thahesh , thërmohesh, mos tretesh si vesë…
Moza