Kur jemi pranë…

Sa herë jemi pranë,
Ndjej se po më gudulis,
Më ngacmon ndjenjën time,
Më afron në përqafime.
Ngadalë afrohem lehtë,
Të të puth buzën e ëmbël,
Po strukem poshtë mjekrës tënde,
Që po sodit me ëndje.
I ul sytë e turpëruar,
Se ti pas vetes më ke shtrënguar,
Mundohem të bëj pas,
Po jam zënë si në çark.
Ngado të dridhem, të largohem,
Me përqafimin tënd fort,
Pas teje shtrëngohem…