Kur të ikësh në mëngjes-Vullnet Mato

KUR TË IKËSH NË MËNGJES

Kur të ikësh në mëngjes,

derën tonë,

lëre hapur,

të hyjë mëngjesi

pa pengesë,

të lodrojë dita e zbardhur;

Kur të dalësh nga shtëpia,

që të mos ndjej

Vonesën sa do zgjati,

mes të buzëve të mia,

më lër puthjen tënde,

pite mjalti!

Kur të kthehesh në shtëpi,

nuk ka nevojë

të trokasësh,

derën kam lënë

hapur për ty,

që veç emrin

të më thërrasësh;

Do nxitoj

të të puth në buzë,

me dashurinë e flakëruar,

me mallin

e ndezur shpuzë,

për orët që ke munguar;

Se bashkëjetesën e kuptoj,

dy shpirt e zemra,

të kopsitur.

Pa ty s’mund të jetoj,

si me fqinjët

e murit ngjitur.

Pa trupin tënd

të erëmuar,

pa gjoksin tënd,

aq të ngrohtë,

pa buzagazin e praruar,

dije se jetoj fare kot,

në këtë

të zhurmshme botë!..