
Vullnet Mato
KUR TË ZHVIDHOSIN TRURIN
Isha diçka më pak se dyzet vjeç
dhe isha me gruan e mikut tim.
Isha si një ujk i tërbuar, në seks,
por i detyruar të bëhem qingj.
Filluam të punojmë në një tryezë
dhe ndjeva befas, një drithërim.
Nisa t’u shmangem, syve direkt,
se po më shkaktonin elektrizim.
Ajo fliste lirshëm e qeshte, ëmbël,
ndonëse, thjesht mik i burrit isha.
Unë përballoja ngasjen, vëngër,
e nëpër trup më shkonin mornica.
Feminiteti i fuqishëm, i asaj femre,
më bëri të ndjehem, si i tërbuar.
Gjaku damarët po m’i shpërthente,
trurin e kisha, komplet të bllokuar.
Zemra më jepte gjëmim të pandalshëm,
sytë shkrepnin rrufe, pa pyetur trutë,
aq sa mund të bëja gabimin e pafalshëm,
të vërsulesha si ujku, mbi delen rudë.
U mundova të fiksohem te puna që nisi,
por valët më godisnin me gjëmim.
Kur përbrenda ballit, diçka më krisi,
Ika i trulllosur, pa asnjë shpjegim.
Ndoshta më quajti, njeri anormal,
me vidat e trurit, liruar përbrenda.
Por ne burrat, jemi tepër në hall,
kur ndodh na zhvidhos trurin, femra...