Elda Jorganxhi

Kurrë!
Dështime naive.
Arritje pasive.
Përgjigjja ime ishte “kurrë”
Kur ëndrrat mi vrisnin me gurë
“Kurrë ore kurrë – s’dorëzohem as sot”
Dëshira lineare.
Rinia tradhtare.
Përgjigja ime ishte “Kurrë”
-Imazhi i një jete komode s’më korrupton dot!
Se shpirti më qan dhe pa lot
Ngrohtë dhe ndjeshëm ,
pulson vdekja në kokën time.
Ëmbël dhe frikshëm,
renkon prapë zemra ime trime.
Prapë mbetem preh e situatave pa çmime.
Ve zjarr paralajmërues.
Ve veten në stres.
Rrëmbyer me forcë nga vuajtja po jo ore s’do vdes!
Të thërras nuk druajta.
Me vdekjen sot luajta.
Qëllova anijen e shpresës.
Jetoj në kepin e harresës.
7 tetor 2025