Cerazela Kondi

Kushtuar atyre,që nxitohen të gjykojnë!
E quajtën prostitutë.
E pistë,nuk është fjala.
Të pista janë mëndjet, që kështu
gjykojnë.
E quajtën prostitutë.
Sepse shet trupin,por jo shpirtin.
E quajtën prostitutë.
E shikuan shtrëmbër.
Me një shprehje në fytyrë
e shkallës të lartë”të ashtuquajturat “zonjat e ndershme”
E quajtën prostitutë.
Sepse me mijra përdhunime shpëtoi.
I thanë,e pistë sepse e detyroi jeta
ose dikush e detyroi.
Të shtrihet,pranë çdo anomalie.
Por kurrë nuk thanë,sa e pistë
ështën ajo që me këmbëngulje,
burrë të pasur kërkon.
Dhe kush është ndryshimi;
Asnjë!
Të dyja,prostituta punojnë.
Thjesht njëra,nga shoqëria
pranohet.
Dhe e duartrokasin,sepse letrën e një martese vulos.
Shfrytëzojnë, burrat ” e pasur’
dhe pasi kanë marrë gjithçka,
I hedhin poshtë,të shtrydhur si limon.
Dhe kështu,zduan të dinë sa dhimbje shkaktojnë.
Tek viktima tjetër kalojnë.
Por më e rrezikshme,është ajo
që vë në fytyrë hipokrizinë.
Kurse gruaja e rrugëve,të paktën,nuk luan teatër,
nuk fshihet nga sytë e botës.
Atëherë,para se një femër
” prostitutë” ti thuash…
Shiko mirë rreth teje.
Dashuria,specie në zhdukje.
Qëllimi i tyre…Lekët!
Prostitucioni më i madh
është në shpirt,jo në trup.
Dhe ai pisllëk,sado të mundohesh
mbetet pisllëk.
Nuk lahet kurrë,nuk pastrohet!!