LEFTER SHOMO
LEFTERIS PAPADHOPOULLOS SHTATORJA ( ΤΟ ΑΓΑΛΜΑ)
Dje mesnatës ,zbrita sheshit , shkuar orëve
Në atë sheshin e vogël ku të kam njohur
Sa më pa , më njohu një prej shtatoreve
Begenisi të dëgjojë e më kish folur.
Për ne të dy i fola mes rrëfimeve
Plot me lot i kish sytë, faqet e lagura
Për sjelljet i fola, kthesën e qëndrimeve
Dhe rreth gafave të tua të pafalura.
Qaja pastaj,o Zoti im, në mes dënesave
Si një reckë më gjeti dita kur kish gdhirë
Me shtatoren vazhduam mes rrugës e kthesave
Para ndarjes, lotët syve m'i kish fshirë.
Shqipëroi :Lefter ShomoK 611 l.p.α