
Lehtësimi
Vitet ikin një nga një,
E ti tani je një mirazh
Je një kujtim pa zë,
Një figurë pa imazh.
E di që ti nuk më dëgjon,
Por dua të them se po ja dal.
Ti ke ngelur në atë stacion,
Ku çdo gjë të dukej një mal.
E tani ndihem i lehtësuar,
Që me mund eca përpara,
E mbrapa të lë kohën e shkuar
Në një stacion me rroba të palara.
— Marjol Ago