Leje kalimi për të shkuar në qiell-Aleko Likaj

Aleko Likaj

Tregim

      Leje kalimi për të shkuar në qiell

          Me pyet ime shoqe në se do e pija kafen e mbasdites në ballkon.

          Nuk i dhashë pergjigje në atë moment, ndonëse një çast më parë i a shpreha si dëshirë. Kisha hedhur vështrimin përtej xhamave në parkun tonë, ku luanin fëmijët mbasditeve nën hijen e disa rrepeve degëshumë që lejonin të vinin ende tek ne rrezet e një dielli nëntori që po hynte në javën e dytë, por edhe që nuk ngrohte më. Nga dhoma e ndejtjes përballë, befas, erdhën tingujt e nje zile telefoni.

          Shkova dhe ngrita receprorin.

          – Alban ku ndodhesh. Në shtëpi? – pyeti zëri nga ana e telit.

          Ishte Tare Nexhipi, një miku im emigrant, ashtu si edhe unë, por që e kisha gjetur shumë vite të shkuara në këtë qytet, në perëndim të Francës.. I thashë se, po përgatitesha të pija nje kafe në ballkon, duke ndjekur perëndimin e diellit mbi oqean, pasi më shijonte edhe ai moment.

          Eja ta pijmë një kafe spitali këtu tek unë. Në verandën e katit të dytë. Nuk ka njerëz më. Mbaruan vizitat e fund javës. Do të na shijojë të dyve. Edhe perëndimin e diellit e shijojmë që këndej. Po i përgatis që tani. – Heshti një moment, sikur priste aprovimin tim, por nuk u dyzua më gjatë, duke e bërë fakt të kryer vajtjen time atje. – Ti e do si zakonisht me qumësht? – pyeti, dhe unë në çast dallova që i ndaloi fryma, dhe zëri i u fik ende pa dalë për të më thënë diçka tjetër

          Onkologjiku i qytetit që ishte më i madhi i gjithë regjionit të jug-përndimit të vendit, ndodhej veçse dyqind hapa më tej, pas parkut, e një rrugë ku lëvizte tramvaji që shkonte në qytezën e studentëve më në jug.

           Tare Nexhipi kishte disa ditë që ishte rrishtruar sërish në atë spital. Gati dy vite të shkuara mjekët e kishin diagnostikuar me një kancer jo të formës së shpejtë në sinuse. Pastaj realizuan një opercion që zgjati nëntë orë, për të cilin ne miqtë  e tij thamë, se ishte shumë i suksesshëm, pasi shumë shpejt buisën në kokë flokët e rënë nga kimioterapia. Madje edhe qimet e trasha të vetullave i u rrikthyen në vend.

          Na u duk se Taria i a hodhi. I sëmuri me kancer shkoi dy herë shpejt brenda pak muajsh në shqipëri. Fejoi dy djemtë e rritur, dhe caktoi edhe ditët e dasmave, ku do të merrte nuset e tyre. Mjekët kishin shpresë, por i trembeshin ndonjë kthimi të beftë të tumoreve, ndonëse bisturia e tyre kishte punuar mirë, duke qêruar gjithçkah nga mbetjet e tyre, brenda sinuseve.

          Ma hoqën mbulesën e fytyrës sikur të ishte maskë prej llastiku, nga ato që venë ata që duan të fshihen, e të ndryshojnë identitetin e tyre në ambjent. – tregonte pacienti e miku ynë, duke bërë humor, sa herë pas kësaj kur mblidheshim të djelave te ”Place Gambeta”, tek Bar-Kafeja, ngjitur me supermarketin ”Virgjinia”

          Spitali ishte një grup ndërtesash ndarë me pavione, sipas sëmundjeve, por që lidheshin në hapësirat e tyre me tunele në katet e para, dhe në mes tre parcela lulishteje, që mbanin e ruani gjelbërim të përhershëm me lule shumëngjyrëshe.

          Mora ashensorin, dhe në sallën përballë taracës, gjeta Tare Nexhipin që po sistemonte gotat plastike, në një tavolinë pranë derës së xhamtë, që të nxirrte jashtë në natyrë.

          Bëre mirë që erdhe Alban. Të kam menduar këto dy ditë, edhe pse, ti ishe tek unë pardje në mesditë. – tërhoqi stativin ku ishte varur një qese e madhe plastike me serum, të cilën e merrte pa ndërprerë gjatë atyre ditëve. – Mos ke dëshirë që kafet ti pijmë jashtë mbi verandën e taracës? – pyeti, dhe në çast, dallova bebet e syve që lëvizën. – Se ju poetët vdisni për natyrën. E merrni frymëzimin aty. Ndryshe nga ne të nëntokës. – mblodhi buzët dhe heshti disa sekonda. U duk se u fut në kujtime. U mbush me frymë thellë e pastaj u drejtua nga unë. – Kam kaluar një jetë në miniera dhe rrita fëmijët aty.
          Tare Nexhipi kishte qenë inxhinjer, dhe shef cilësie, në një prej minierave të hekur nikelit në atdhe. Universitetin ne degën Gjeologji – Miniera, e kishte kryer në moshën madhore, kur i kishin lindur dy fëmijët e parë

          I thashë që ishim mirë aty, dhe se, jashtë ai mund që të ftohej, pasi edhe temperaturat nuk ishin më si në mesditë.

          Zumë vend qetësisht.

          Edhe këtë herë do t’i a hedhësh Tare. Mos u bëj merak. Mere me sportivitet – thashë, për tu gjendur në bisedë ; tashmë që ishim të vetëm e përballë, por edhe për ti dhënë kurajo që të mos e përjetonte keq gjëndjen që i ishte krijuar, nga rrispitalizimi i disa ditëve më parë.

          Dy vite të shkuara, kur kish mbritur ajo tek sinuset, kishte kryer një operacion të rëndë që zgjati nëntë orë e ca

          Lëvizi kokën dhe vuri pak buzën në gaz. Pastaj kroi zërin që i doli i mbytur në fillim, dhe vuri dorën e majtë grusht, para buzëve të tij të holla.

          Unë e di sëmundjen time, dhe tashmë e njoh mirë deri në detaje këtë lubi që më ka kafshuar, e cila, këtë herë ka mbritur për të më marrë. E lexoj në kompjutër. Herë të tretë nuk ka.

          Por unë këmbëngula, dhe sërish gjeta fjalë që ti jepja kurajo, duke e justifikuar se sëmundjet, edhe pse në të njëjtin organ, nuk i ngjajnë njëra tjetrës. Ai vuri përsëri dorën grusht para buzëve, dhe kroi zërin edhe këtë rradhë.

          Kur u rrishtrova këtë herë të dytë, – filloi që tregojë shtruar – i kërkova doktorit tim që është edhe shef i pavionit, kur erdhi në mëngjez pranë shtratit për të më vizituar, duke i thënë se doja një nder prej tij. Të më njoftonte përpara se tê më qasej ajo. Ndofta edhe një javë. Nuk më dha përgjigje, por porositi asistentin e tij që tê mê bënin gjithë analizat. Unë jam i fortë dhe dua që të përgatitem për ta përballuar denjësisht atë. Rrugë tjetêr në fakt nuk ka për mua dhe nuk më pëlqen asapak që të qaravitem, se në fund të fundit, vdekja nuk është e keqia më e madhe që e zë njeriun se sa harresa mbi të. – Me pa me keqardhje dhe iku.. Gjithë atë ditës u shpova nga të gjithë anët dhe ekipi i bluzave të bardha ishte angazhuar maksimalisht. Të nesërmen erdhi përballë meje pak më vonë se vizitat e zakonëshme të mëngjezit. U ul në fund të shtratit tim dhe i pafjalë u kthye nga unë. Hodhi vështrimin nga dritarja e soditi për pak sekonda qiellin. Ishte kthyer në gri.  Pacienti i onkologjikut dukej që po mendonte dhe rrezatonte keqardhje… Ndoshta po kërkonte një mënyrë që të më thonte të fshehtën përvëluese…të vërtetën e kësaj jetë – vdekje, që po përjetoj në këtë çast të mbrapëm.

          Unë lëviza nga vendi. Hoqa shuplakat e duarve që i kisha vendosur mbi suprinën  e tavolinës, sikur ajo të m’i kishte përcëlluar nga një flakë e brendëshme që nuk mund t’i a dalloje shkelqimin, dhe befas, ndjeva që më buisën djersë të ftohta. Tare Nexhipi më pa drejt e në sy në atë çast dhe pastaj dorën e majtë e kaloi mbi flokët që i kishin filluar t’i dallgëzoheshin prej një viti e ca, pas kimioterapinë që bëri para dy vitesh, kur i u shfaq sëmundja për herë të parë.

          Unë po e mbaj premtimin. Të kam dhënë fjalën. E pashë që sytë e tij lëvizën dhe në një çast të vetëm u shpërqëndrua i tëri. I u drodhën buzët e holla si të një vajze të pa rritur mirë.. Me vjen keq tha me një zë gati të shuar sikur t’i drejtohej vetes. Pastaj u kthye përballë meje, por nuk guxoi qe te me shohë drejt e në sy. – Mendoj se ka ardhur ai çast për të cilën biseduam dje. E shpjegojnë edhe analizat. Nuk është larg. Çështje ditësh e orësh. Ndaj….Duhet të bëhesh gati. Tani të sugjeroj që të bësh pikërisht ato që ke menduar në këtë ikje…Kërko ç’të duash këtu dhe personeli ynë do ti plotësoj që të gjitha…

          Unë ndjeva që m’u drodhën supet. Lëshova një klithmë të shuar që doli nga brenda kraharorit tim, por pa mundur që të formuloja dot një fjalë.

          Tare Nexhipi u përhumb një çast e pastaj me një zë si fëshfërimë gjethesh vjeshte. foli duke i artikuluar fjalët.

          Kështu më tha, dhe iku. U largua i keqardhur nga dhoma.  Madje pa e kthyer kokën pas. – Tare Nexhipi u mbush thellë me frymë – E ç’mund që të bënte tjetër përballë kësaj lubije që po më ze nga fyti dhe po ma shtrëngon fort? – tha, e lëshoi një kollë të thatë që nuk e përsëriti më – Gjithësesi, ai dhe ekipi këtu, në fakt, e kanë kryer detyrën e tyre fisnike në betejën për të mbrojtur shëndetin dhe jetën time. Dhe unë u jam mirënjohës.

          Njeriu që kisha përballë në një çast m’u duk se e vari kokën e tij mbi kraharor që çuditërisht ishte i holluar dhe jo si herë të tjera ndërsa isha mësuar ta shihja leshator dhe në përpjestim të rregullt me supet që edhe ato kishin filluar që të lëshoheshin. Kishte patur trup të rregullt inxhinjeri gjeolog dhe kjo binte në sy sa herë qëndronim bashkë, zakonisht në fundjavë të dielave për kafe në lokalet e qendrës së qytetit.

          Eh!… në një farë mënyre tashmë, kisha marrë leje për të shkuar lart në qiell..Kështu e konsiderova atë moment dhe atë bisedë me mjekun – tha qetësisht pa i lëvizur asnjë muskul në fytyrë e me vështrimin pas meje, ngulur mbi një poster të madh për shëndetin, ku ishte vendosur portreti i një gruaje e një burri të shëndetshëm, në një moment gëzimi dhe lumturie, i cili m’a pohoi dhe pranoi se ai dhe ekipi i tij, mjekësia dhe shkenca nuk mund që të bënin më asgjë për të mbajtur në jetë një kanceroz mjeran, i kësaj bote si unë, në jetë.

          Pastaj vuri buzën në gaz me një lloj naiviteti fëminor.

          Ishte hera e parë që e shikoja kështu ti ndriste e qeshte fytyra gjatë atyre ditëve të vizitave në spital. Tentova që të thoja diçka, por fjalët u rrëzuan brenda meje. Nuk harrita të artikuloja ndonjë gjë, veçse belbëzova, dhe nga buzët më dolën disa tinguj pa asnjë kuptim.

          Tare Nexhipi u kthye nga unë.

          Alban… A  e di se ku kam qenë unë sot? – më pyeti duke më parë drejt e në sy.

          Ngrita supet dhe mohova me lëvizjen e kokës

          Jooo! – thashë këtë herë duke u ndjerë i lehtësuar, që së fundi munda që të artikuloj qoftë edhe dy gërma mohuese.

          Njeriu përballë vazhdoi që të mos i hiqte sytë nga fytyra ime.

          Natyrisht…- Kësaj rradhe vështrimin e zhvendosi jashtë, përtej xhamit, por pa e përcaktuar se ku. Krroi zërin e mblodhi buzët e holla. Pastaj me një zë të ulët si një fëshfërime valësh deti, tha: – Isha në një varrim. Komshiu im francez, ai kamionisti, i kishte dhënë fund jetës me vetëvarrje. Jetonte i vetëm prej shumë kohësh, që kur e shoqia e kish braktisur për një tjetër, me fëmijën e tyre të vetëm pesë vjeçar. Lajmi erdh dhe ma solli djali im i vogël, adoleshenti, sot në mëngjez. – Lëvizi kokën e picëroi sytë aq sa mua m’u dukën si dy bërthama thane. -E di ç’farë bëra? Kërkova leje tek mjeku im, dhe ai ma dha menjëherë, duke më shoqëruar me një nga këta punonjësit e sigurisë këtu. Takova edhe Skënderin e Zenelin, fqinjët e mij kosovarë. I gjithë procesioni u drejtua në perëndim të lagjes sonë fqinjë. Ishte një park i madh, ndryshe nga përshtypjet që të japin varrezat klasike me një gjelbërim të përhershëm, me pemë e stola  pushimi për vizitorët e shumtë që e vizitojne atë, për të dashurit e tyre që pushojnë nën dhe. E në mes të atij parku, një krematorium, që u shërben atyre që dëshërojnë të digjen. Dy urbane sjellin vazhdimisht njerëz, dhe i marrin ata, për ti çuar drejt qendrës së qytetit. Nuk kisha asnjë informacion për egzistencën e tij. Ishte vërtetë një ambjent që të fton, e të fal një qetësi shpirtërore, dhe respekt për ata që flejnë nën dhe.

          Tare Nexhipi ndali në një çast, dhe rregulloi qesen me serum, që lëshonte pika pa ndërprerë në venat e tij. Lëvizi edhe stativin, duke e larguar pak nga vetja, dhe u kthye nga unë sërish.

          Atje e vendosën komshiun tim, në një xhep të vogël, pranë rrugicave të asfaltuara,  e mes një gjelbërimi me lule vjeshte dhe ngjyra, në një tokë të errët e me humus. – Heshti një çast, dhe unë dallova dy buzët e tij të thata, që në atë moment ai i njomi me lëvizjen e gjuhës nga brenda.

          Psherëtiu duke lëshuar një ”eeeeh!” të zgjatur. Vendosi ngadalë pëllëmbët e duarve mbi syprinën e tavolinës, dhe morri frymë thellë. Pastaj më tregoi se u ishte drejtuar dy vëllezërve kosovarë fqinjë, që e shoqëronin në atë ceremoni përcjellje të vetëvarurin mik francez, dhe u kishte kerkuar një lloj bese shqiptarësh.

          Unë nuk e mendoj, por, në se gjërat shkojnë keq tek shëndeti im, atje në spital ku ndodhem prej disa ditësh, dëshëroj që të më sillni këtu në këtë vend, pranë Jean Pierit. Se në fund të fundit, komshij kemi qenë prej disa vitesh, dhe kështu do të mbesim…Dhe pse joooo?

          Kafia, më kishte mbetur përgjysëm mbi tavolinën e rrumbullaktë, dhe e kaftë. Lëviza në karrige, dhe ajo lëshoi një gërvimë të zgjatur e të çjerë, që u ndje në atë hapësirë boshe të atij salloni, ku kuvendonim në një cep të tij vetëm ne të dy. Pas nesh dielli kish kohë që kishte shkuar të flejë e të pushojë nën valët e oqanit që lag brigjet e dy kontinenteve. Atlantiku nuk reflektonte më. Por muzgu ende nk kishte mbritur…

U ndjeva keq që shkaktova atë zhurmë, edhe pse nuk shqetësova njeri tjetër, përveç të sëmurit. Njeriu përballë vuri buzën në gaz, dhe tundi lehtë kokën me dashamirësi, sikur kërkonte të më qetësonte mua shpirtërisht për atë që unë e konsideroja faj, dhe jashtë etikës, në sjelljen time të atij momenti.

          Nuk prish punë miku im. U trondite kot. – më tha, dhe kësaj here qeshi si fëmijë.

          Unë thash diçka si një justifikim për veprimin e pakujdesshëm, po në fakt, kishte qenë rrëfimi i tij dhe skena tepër prekëse, si ajo e zgjedhjes së vendit  ku do të pushonte pafundësisht nën dheun e errët, dhe me humus.

          Tare Nexhipi po më befasonte dhe po më trondiste, me këtë anë e pjesë të karakterit të tij, që nuk i a kisha njohur deri at’here. Ndjeva zemrën që po rrihte brenda karaharorit tim, si një zog që kërkon të dalë jashtë kafazit, ku e kanë mbyllur.

          Alban, – më tha qetësisht. – Dua që të jem i sinqertë deri në fund me ty, si mik, që të çmoj. – Nxori fymën lehtësisht dhe uli vështrimin mbi tavolinë. – Unë e kam një shkak, dhe qëllimi im që të ftova ta pinim këtë kafe bashkarisht në këtë ambjent bosh pa njerëz, ka qenë gjetkë. E kam menduar mirë përgjatë këtyre ditëve. E kam vrarë mëndjen…

          Pacienti ndali sërish, një çast, dhe kontrolloi qesen me serum. Unë e kuptova se ai po kërkonte që të fitonte kohë, e për të zgjedhur mënyrën, për të më shprehur atë që ai kishte menduar mirë përgjatë këtyre ditëve. Duhej që të ishte ndonjë e fshehtë brenda tij, a mesazh, që domosdoshmërisht do e përcillte tek unë.

          Dhe nuk gabova.

          Ndër kërkesat që i bëra mjekut tim për të më treguar fundin që po më troket, i thashe se nuk duhej zbuluar para familjes dhe vëllait tim që mora e nga Tirana ku kishte një bisnes të fuqishëm aty në qendër për ta pasur pranë vetes sime këtu, pasi këto ditë do ti kalonin të çorientuar dhe në alarm jo vetëm shpirtërisht. Dhe mjeku e gjithë ekipi e mbajtën fjalën fisnikërisht. Të gjithë mendojnë se edhe këtë herë do ti a hedh paqësisht kësaj sêmundje që të gërryen përmbrenda si një gangrenë e padukshme.- Më pa drejt e në sy dhe njomi buzët sërish. – Ndaj miku im dua që të besoj ty ca pengje dhe porosi në formë amanetesh. Kam merak se si do ta përballojnë këtë… ikjen time…

          Tare Nexhipi ishte i qetë shpirtërisht dhe foli ngadalë. Më tha të gjitha ato që kishte menduar ato ditë. Merakun që e bluante. Pastaj lëvizi edhe ai nga karrigia. Këtë herë si i përhumbur, dhe në një gjendje krejt tjetër shpirtërore, duke mos e kontrolluar më veten në të gjitha ato që po bënte. Mendova se ishte i ngarkuar shumë emocionalisht për rrëfimin e tij të fundit. Por në çast hodhi vështrimin përtej xhamave. Kishte filluar të frynte pak erë vjeshte dhe degët e pemëve përqark lëkundeshin duke krijuar disa figurina dhe hije krejt të pakuptimta përpara se të fikej edge dita. Tek tuk binte ndonjë gjethe e zverdhur që dukej fillimisht si një flutur e pastaj në spirale binte dhe prekte tokën ku kish filluar që të thahej edhe bari.

          Qëndroi disa çaste ashtu pa reaguar dhe pastaj u kthye nga unë.

          Tashmë kjo jashtë është një stinë prej ere, dhe unë një lot i ngrirë. – tha me një zë që po fikej, si pëshpërimë deti

          Nga pas tij befasisht u shfaqën dy bluza të bardha. Ishin infermieret e pavionit në turnit të dytë të cilat i kërkuan pacientit që të ngrihej ngadalë. Infermieret tentuan që ta ndihmojnë, por ai nuk pranoi. Kuptova që ai këtë rradhë kishte vështirësi në lëvizje. Nuk po e mbanin më gjunjët. E nguli vështrimin në fytyrën time

          Alban! Do të shihemi e do të takohemi së shpejti.

          Bebet e syut të zmadhuar tashmë e kishin humbur shkëlqimin e tyre. Lëvizi buzët por nuk lëshoi zë. Infermiret tashmë i kishin futur krahët dhe e morën duke tërhequr kêmbêt zvarë. Unë instiktivisht hodha hapat dhe krejt pa vetëdije i shoqêrova nga pas. Ata morën kthesên majtas vetëm gjashtë – shtatë hapa pas meje dhe u futën në një koridor tjetër. Hapën derên e dytë ku siç dukej ishte dhoma e pacientit dhe unë qêndrova në pragun e saj. E vendosën nê shtrat e njëra prej tyre ktheu kokën pas. U çudit qê unë u ndodha aty. Erdh tek unë dhe më kërkoi që të largohesha.

Kisha mbetur si një statujë para saj.

          Jeni i afêrmi i tij? – pyeti. I a mohova duke i thënê se isha njê mik dhe bashkombas i tij. – Po futet në koma. Është në monitorim. Kemi njoftuar familjen dhe po e presim nga çasti në çast. Shpresojmë të mos vonohen.

          Infermiera më ktheu krahët dhe mbylli derën nga pas.

          Dy ditë më vonë më telefonuan në mëngjez se Tare Nexhipi kishte ndruar jetë në mesnatë.

E kisha përjetuar ikjen e tij me shumë ankth. Prej ditësh mbante në xhep Lejen e kalimit për të shkuar në qiell… Doemos tashmë do të ishte duke ngjitur shkallët një e nga një…

U vesha shpejt për ta takuar tek ”Maison Funerale”

          E kishte kërkuar ai këtë takim. Kështu më tha në çastin e mbrapëm.

          E gjeta të paqmë e të shtrirë në arkmort.. Ishte veçse fizikisht…

          Ti ishe njeriu i fundit që e takove? – më pyetën njerëzit e familjes së tij. – E gjetëm në koma sapo ishte ndarë nga ti. Nuk e menduam dhe nuk e besuam se do të na linte kaq shpejt. E mbajti të fshehtë…

          Jashtë frynte erë nëntori dhe peisazhi përreth pa diell tregonte një zymtësi vjeshte të lodhur….

          Në ato çaste, më erdhi në mëndje fjala e fundit e mikut tim, Tare Nexhipit…

          Tashmë kjo jashtë është një stinë prej ere, dhe unë një lot i ngrirë. Vdekja nuk është fundi i gjumit tonë o mik, por zgjimi i fundit…….