“Letër ëndrrave të mia”-Melisa Baboçi


Unë ju shkruaj ju, ëndrra të heshtura,
që më flisni natën kur bota fle,
kur mendimet bëhen yje të vegjël
dhe shpresa ndizet si dritë në re.
Ju kam mbajtur fshehur në kraharor
si një sekret që nuk guxon të vdesë,
sepse kush beson në një rreze drite
edhe në errësirë rrugën e gjen vetë.


Më thanë: “Bota është e ashpër, ndalu,”
por zemra ime s’din të kthehet pas,
ajo është dallgë që s’pranon brigje,
është zjarr që digjet pa u shuar asnjë çast.


Nëse një ditë rruga më lodh këmbët,
dhe qielli më duket i largët si mall,
unë prapë do ngrihem me fjalën “besoj”,
se ëndrra që jeton nuk shuhet kurrë veç fal.