Letër vetes!Fatjon Malaj

Fatjon Malaj

Letër vetes!

Dje pashë veten në paqsyrë 15 prill 2025, dhe u kujtova se nesër është dita ime e lindjes aty më tutje tavolina tek e cila nuk ka një laptop por laps e letër plotë e nisa të të shkruaj ty vetes sime këtë letër me heshtjen më të thellë që rezonon nga brenda meje.

Duke mbajtur peshën e 42 viteve mbi supe, mbyll sytë dhe vitet më kalojnë para si një filëm me metrazh të gjatë brenda të cilit janë vdekja e cila jo pak herë flirtoi me mua gjatë këtyre viteve, jam treguar më i vendosur unë  se ajo deri tani por një ditë do të më mund ky është ligji i jetës, komedia,drama,buzëqeshja sipërfaqsore e qeshura nga thellësitë e shpirtit, lotët, dhimbja, hidhërimi por mbizotron mirënjohja dhe falenderimi shikoj qartë mënyrën se si koha më ka trasformuar. 

Shohë edhe rrathët poshtë syve të mi, vetminë e grumbulluar në zemrën time në kohëra jo të shkurta në këto 42 vite…

Të gjitha këto kujtime, gjurmë, dëshmi, plagë të cilat heshtur më tregojnë për njerëz e ngjarje për të cilat nuk mund të më ndihmojë harresa. Po gjithë këto janë dëshmitarët e heshtur të ekzistencës së një personi si unë jeta të cilit i dha gjithçka me bollëk.

Kohë më parë kur ngjarjet rridhnin si uji i një lumi të rrëmbyer mendoja se Zoti thjesht ka hapur rubinetin e rrjedha është aty si diçka e natyrshme jo çdo pikë uji çdo shkumëzim çdo trajektore ka patur qëllim e kuptim të madhë tashmë kupton e shfaqet përpara syve të mi kuptimi i këtij impenjimi i cili të bënte të ishe pafrymë gjithë djersë e gjak por me nderin dhe krenarinë se nuk tradhtove askënd në jetë veçanërisht atdheun, me këtë i shërbeve vetes sepse ky ishte ushqimi më jetik për ty. Të shkruaj këtë letër nga një natë e rrethuar nga hijet e së kaluarës. Vitet qëndrojnë në duart e mia si vijat që jeta ka gdhendur në shpatullat e mia nga pesha e madhe. Zoti e di se sa shumë më dhimbte shpina e se sa herë gjunjët më kapnin tokën por kurrë nuk e eca në gjunjë, zbathur po kam ecur për vite të tëra por në gjunjë kurrë. Çdo vijë është një kujtim i jetuar, një buzëqeshje ose një lot. Secili është gjurma e një udhëtimi të cilët ishin të shumtë e në larmishmëri vendesh dhe kontinentesh të cilët ty vetes sime të mësuan shumë veçanërisht atje ku kishte luftë.

Sot, ndërsa shikoj të kaluarën dhe të ardhmen time njëkohësisht, vërej një heshtje në rritje brenda meje. Ajo heshtje është një manifestim i vetmisë sime. Dhe vetmia, mikja ime e dashur vetja ime, është dëshmitari më besnik i çdo momenti të kaluar me ty.

Vetëm ti e di se unë nuk jam ai që nuk dukem përsëjashtmi, vetëm ti e di se sa shumë i kam menduar unë të tjerët për të mirën e tyre, kam tortuar veten me mungesën e tyre por i kam lënë të lirë askujt nuk i vodha ose ti merrja 1 sekond kohë pa i dhënë dicka të shtrenjë nga vetja ime minimalishtë disa mësime për të cilat shpresoj ti kenë vlejtur në jetë.

Vetëm ti e di se unë jam një ushtar i verbër i familjes sime të vogël dhe të madhe. Vetëm ty të tregoja se unë dhe ti jemi të lumtur edhe kur nuk kemi asgjë në sofër. Sa shumë do ta urreja veten nëse do ndihesha i turpëruar karshi teje.

A e mban mend vetja ime se sa shumë vuajtëm kur nuk mundëm tu gjendeshim atyre të cilët kishin nevojë, ashtu jemi edhe sot gëzojmë pafund kur shkojmë te banka e gjakut dhe gjurojmë gjak të paktën 3 herë në vitë.

Por ama jo edhe pak herë i jemi lutur Zotit që nëse nuk do vinte dorë e të na ndalonte dhimbjet fizike e shpirtërore të na e merrte shiprtin sepse ajo ishte e vetmja mënyrë për të shpëtuar, por kurrë nuk hoqëm dorë.

Gjetëm një moto diku na pëlqeu dhe duke e lexuar e aplikuam “Lejohet të qash, lejohet të ulërishë por nuk lejohet të dorëzohesh”. Nuk u dorëzuam unë në momente të caktuara edhe mund të hiqja dorë ti nuk më lejove të falenderojë. 

Sytë që i hapa kësaj bote dyzetë e tre vjet më parë, kush e di sa herë shikuan lart drejt qiellit, sa herë pritën një pikë shi për të shuar sadopak zjarrin e mallit për njeriun më të dashur në jetë. Që nga ato ditë e deri më sot, kam ecur nëpër errësirë ​​duke kërkuar një shkëndijë e gjeta atë dhe zjarrin më të ngrohtë faleminderit Zotit.

Vetmia ime ndonjëherë ishte si një gjethe që dridhej në buzë të një shkëmbi; ndonjëherë si një anije që gjen rrugën e saj në mes të detit. Por gjithmonë ti vetja ime ishte me mua. Ti ishe dhe je gjithmonë thelbi im, fati im.

Dyzetë e dy vjet më parë, kush e di se çfarë ëndrrash mund të kenë parë sytë që i hapa botës? Ndërsa rrezet e para të jetës më prekën fytyrën gjithë jetën do tu jem mirënjohës gjyshes dhe gjyshit sic thotë një shprehje gjyshrit janë ëngjejt e nipërve ata të mitë ishin vërtetë të tillë veshët e shpirtit tim nuk kanë dëgjuar ende një zë më të ëmbël se i gjyshes sime. Mbaja një zemër që nuk dinte asgjë, por ishte gati të ndjente gjithçka shpejt e ndjeva dhimbjen vecanërishtë atë të mallit edhe sot i them Zotit mos harro të merresh me cdo njeri i cili shkatrron familje. Tani, pas gjithë këtyre viteve, ende gjej gjurmë të pafajësisë së asaj kohe brenda meje askënd nuk kryqëzuam por gjithmonë ishim ne të kryqëzuarit. Pavarësisht se sa larg kam shkuar, ai fëmijë është ende me mua. Por nga ato ditë deri më tani, kam mësuar se rritja është një art i farkëtuar nga vetmia, sa shumë sa shumë dhimbje e halle kalova vetëm dhe vetëm me ty vetja ime.

Sot është përvjetori im i lindjes…

Një kujtim i asaj dite unike kur i thashë “përshëndetje” botës në Llakatund të Vlorës me lindjen e një mëngjesi të qetë i pritur nga tezja ime si mami, aty unë ti vetja ime bëre hapin tënd të parë në udhëtimin e jetës i cili ka miliona kilometra… Ajo ditë, kur e përqafove këtë botë me frymën tënde të parë të ekzistencës, tani shkelqen si një yll i largët nga pafundësia e së kaluarës. Sot është dita për të parë ty veten time, për të përqafuar me mall dhe për të të kujtuar me dashuri. Sot është dita kur ti vjen përsëri në këtë jetë për një tjetër betejë e cila shpresoj të mos jetë e fundit. Cfarë nuk pamë mashtrusin e mashtruesen, intrigantin dhe intreganten, të mjerin dhe të mjeren, të pabesin dhe të pabesën, sa shumë pamë nga ata të cilët tentuam të na lëpinin këpucën që nuk i lejuam kur kishim pushtet ishin po këta të cilët ikën të parët nga ne kur mbetëm pa  asgjë ose kur u shpallëm armiq public nga zengjini i ri i cili mallkon veten pse nuk është me besë e fisnik si ne. Të gjithë keta dhe këto i njojtëm shpejt nuk e dhamë si veten bëmë sikur nuk i kuptuam u dhamë dorën dhe i ngritëm duke ditur se prej tyre të cilët jetonin duke shitur shpirtin për ne nuk do të kishte asgjë.  Pamë të bukurën e cila përbetohej se nuk kishte shfrytëzuar kurrë hiret dhe trupin e saj seksualisht për përfitime bëmë sikur e besuam nuk na e hodhi ajo. Erdhi edhe ajo e cila na goditi me thikë mbas shpine e na u paraqit si mjeke për të na mjekuar plagën.

Sot, kur shikoj prapa në ty vetja ime, shoh një shkëlqim në sy. Ndoshta një jehonë shprese, ndoshta një dritë nga e kaluara. Por sido që të jetë, ajo shkëndijë e vogël, që shkëlqen brenda meje si një yll, ekziston ende. Ishin netët pa shqetësime që e zmadhuan atë shkëndijë. Ishin mëngjeset e vetmuara që më mësuan gjuhën e heshtjes. Tani e kuptoj se çfarë është një kohë e pamëshirshme udhëtarësh. Momente të panumërta, nga ajo britmë e parë deri më sot, kanë fluturuar sa hap e mbyll sytë. Por edhe me këtë shpejtësi, ti nuk e ke humbur ngrohtësinë e zemrës tënde apo thellësinë e shpirtit tënd. Jeta të ka testuar, të ka formuar dhe ndonjëherë të ka shteruar. Por ti gjithmonë u ngrite përsëri, duke mbajtur dritën tënde si një pishtar që nuk do të shuhet kurrë. Le të jetë kjo letër një homazh për atë pishtar, atë flakë të pashueshme kjo është e demostruar në gati gjithë pavionet më fatale të spitaleve.

Sot, dua të të tregoj për fëmijërinë tënde. A e mban mend gëzimin e pastër dhe të pafajshëm të atyre ditëve, magjepsjen e madhe që ndjeje për gjërat më të vogla? Atë lumturi të papërshkrueshme që gjeje në fluturimin e krahëve të një fluture, në vargun e një zogu që fluturonte nëpër qiell, në aromën e tokës pas shiut? Ai fëmijë i pafajshëm jeton ende brenda teje. Rritja mund ta ketë mbyllur pak, ta ketë heshtur pak, por më beso, ai është ende aty. Kur i shtrin duart, kur shikon lart në qiell, mund ta dëgjosh atë zë që jehon thellë në zemrën tënde.

Mbaj mend fuqinë e dashurisë sot në këtë drejtim na ka bekuar Zoti sot shtëpia jonë mbart brenda saj njeriun me zemrën më të madhe në botë,  njeriun mirësia e së cilës nuk është mundur të matet sepse dimensioned e saja janë sa rruzulli. Çdo person që hyri në jetën tënde, çdo moment, çdo trishtim, të bëri të plotë. Ngrohtësia e familjes tënde vetja ime, shoqëria e miqve të tu, prania e të dashurve të tu… Ata shkëlqenin dhe vazhdojnë edhe sot si yje që zbukurojnë jetën tënde. Por ndoshta ti zbulove dashurinë më të madhe përmes dashurisë që kishe për veten. Mos harro dorën që i shtrive vetes sa herë që rrëzoheshe, forcën që e mbaje veten në çdo sukses. Ajo dashuri u bë gurthemeli që të mbështeti ty vetja ime.

Tani, merr një çast dhe shijoje sot. Shiko sa e bukur është jeta ndërsa rrjedh nëpër duart tona. Prekim kujtimet e së kaluarës me mall, por mos harrojmë të shikojmë drejt së ardhmes me shpresë kemi ende një betejë të planifikuar do ta fitojmë. Ndërsa jeta është një seri ribashkimesh dhe ndarjesh, çdo moment është unik dhe domethënës për ne. Sot nuk është vetëm dita kur ti dhe unë plakesh edhe një vit; është gjithashtu dita kur bëhesh edhe një vit më i mençur, një ditë që e kupton më mirë vlerën e dashurisë, mallit dhe shpresës.

E dashur vetvetja, jeta të prezantoi jo pak edhe me vetminë. Ti ecje disa shtigje vetëm, u humbe në disa kujtime. Por mos harro, vetmia ndonjëherë është miku më besnik. Të ofron mundësinë të njohësh veten, duke pëshpëritur sekretet e atij oqeani të thellë brenda teje. A nuk është të mësosh të udhëtosh drejt zemrës sate një nga dhuratat më të mëdha që të ka dhënë jeta? Sot, dërgojmë një falënderim për ato netë të vetmuara të së kaluarës. Sepse ato netë të bënë një person më të fortë, më të mençur dhe më të dashur.

Vetmia… Çfarë fjale e çuditshme.

Kur e dëgjova për herë të parë, ishte e frikshme. Njerëzit kanë frikë të jenë vetëm me vetminë. Por pastaj kuptova se vetmia nuk është thjesht një boshllëk. Në fakt është një mënyrë për t’u takuar me veten, për t’u kthyer te vetja. E pashë vetminë jo si një burg, por si një xhami. Ndërtova një tempull brenda vetes. Atje, u luta, fola në heshtje dhe dëgjova zërin tim të brendshëm i cili sot më thotë:

I kërkojë falje cilitdo të cilin e kam lënduar pa të drejtë në jetë.

Falenderojë cdokënd i cili ka kontribuar pak apo shumë që unë te jem ky që jam sot.

Falenderojë ata pak vëllezër shiprtërorë të cilët më janë gjendur pranë në cdo moment vecanërishtë në koridoret e spitalit janë pjesë e shpirtit tim.

Faleminderit ty vetja ime për gjithë paqen dhe krenarinë që më jep kur jam vecanërishtë vetem me ty!