Liqeni i Katër Kantoneve-Hatip Hulaj

(VIER WALDSTÄTTERSEE)

Liqeni i Katër Kantoneve

Mes maleve që prekin retë,
shtrihet si pasqyrë e qetë Liqeni
i Katër Kantoneve.
Uji i tij mban në gjirin e thellë
kujtime mërgimtarësh,
hapin e heshtur të pelikanëve,
frymën e maleve që zbresin në agim.

Në mbrëmje, dritat e qytetit
reflektojnë mbi sipërfaqe,
si yje që bien për t’u larë në ujë.
Dhe era sjell një zë të largët –
jehonën e vendlindjes:
mos u asimiloni në mërgim.

19.10.25
Hatip Hulaj
Zvicër