Lirikë për pyllin-Imer Hysa

LIRIKË PËR PYLLIN

Në sqepat e zogjve njoha këngëtarët

Në krahët e fluturave njoha valltarët,

rrugë milingonash pashë mundimin

Në zukatje bletësh pashë gëzimin,

Rrënjëve në shkëmb pashë qëndresën

Në krahë zogjsh pashë delikatesën,

Në përroin e vogël që zbriste malit

Pashë dritën të ndizej bulevardit

Ah në sëpatën e të gjorit njeri

Pashë hije në mushkëri,

Në atë fijen e hollë të shkrepses

Shihja te shuheshin sytë e shpreses

Në shënjestrën e gjahtarit mbi thëllëzën

Pashë pasigurinë që kemi për jetën,