
“Zemra s’ka kufij”
që matet veç me dridhjen e brendshme,
me pulsin e Tokës nën këmbë,
me thirrjen e lashtë të fisit,
atij pellazgjik, që flet në gjakun tim,
si rrufe e qetë.
E këndoj,
si bilbil që portën i kërkon kafazit,
jo vetëm nga qejfi i lirisë,
por nga marazi i heshtur,
nga dhembja që ka harruar t’i vërë emër vetes.
E shkruaj…
pëshpërimën e heshtjes së gjatë,
meloditë që nuk u kënduan kurrë,
lumturinë e dashurisë së munguar,
si një dritë që rri e palindur në kraharor.
E megjithatë, kënga ime s’pushon.
Ajo vazhdon, si burim që nuk e gjen as shkretëtira,
si optimizëm që lind nga plaga,
si bukuri që nuk ka nevojë të shpjegohet.
Sepse zemra e poetit fal gjithnjë.
Kujton dhe shpesh qan me dhimbjen,
Dhe herë me gëzimin qesh e lot,
Në vargje që shërojnë shpirtërat.
Vetëm se..ndjen…
Migel Flor