
Loti i burrit të dheut në atëdhe
I moçmi tha,
se shqipëtarin trim e atëdhedashës
nuk e ka qitë nana prej barkut,
por huta prej çarkut.
E mbrojti nëpër shekuj vatrën.
I tashmi tha,
se shqipëtarin nuk e ka qitë as lufta me turkun
e asnjë pushtues tjetër prej banesës së vet
e nuk ia ka shkallmue kaq keq askush vatren,
por këtë po e bëjnë sot bijt e vet
gjakpirësa e sundimtarë.!
Në atëdheun e shqipeve pa fole
pikë pikë loti i burrit të dheut piklon.
Po i fiket oxhaku
u shkallmue e po i shuhet vatra.!