Hesht!Gjeorgjina Kapaj

Hesht!
Hesht, mos fol, mos nxirr zë të shpëtosh
Fjalën mos e thuaj kurrë si e ndjen
Brengën e dhimbjes mundohu ta largosh
Se lumin e fjalëve dallga e rrëmben
Hesht!
Se në prag do ketë pëllumba të bardhë
Në oborret ku kërcehet e këndohet.
Herë-herë ndalohet kënga që merr majë
Se dhe moti shpesh herë errësohet
Mos u çudit me lajmet që dëgjon në televizion
Se ndodhitë janë me ngjyrë e pa ngjyra
Mos fol kur s’të pyesin në stacion
Se fjala bëhet viral e të nxin fytyra
E të duket sikur toka të rrëzon në greminë
Hesht, e bëhu si direk anije në det
E bëhesh ti urë kalimi në ditën me ngricë
Kur prishet ura nga tufanet e rreptë
Do gjesh udhëkalimi të shpëtosh me sukses
Mbase pak me vështirësi por udhë do të gjesh.
s’do mbetesh në muzg a në terr
Duke marrë vendime që të japin jetë
Hesht!
Mos merr vendime të nxituar e si me krenari
se pastaj do të gabosh me dhimbje
Bëj si njerëzit e mençur e të mirë
Që çdo gjë i bëjnë pa bujë, pa brenga mërzie.
Gjeorgjina Kapaj