LOTON TRËNDAFILI…
Loton....trëndafili,
tërë gaz nën vesë,
mban ison...bilbili,
me zë, plot finesë...
Tej rreze e zgjatur,
cek hone…qetësie,
gëzim…i pamatur,
dhuratë…Perëndie…
Në cak të durimit,
larg nata mistrece,
në kut të harbimit,
qan pika memece…
Loton...trëndafili,
i dehur...prej vese,
mban ison...bilbili,
pinjoll...zë shprese...
Luan Sheshi : 29 mars 2026…
