Ti, o lumë i vendit tim,
ashtu çapitesh ti ngadalë;
zbret nga lart me oshëtim
e, nëpër gurë, krijon valë.
Po, aman, kur je i shqetësuar
e s’je më ashtu i qetë,
porsi bishë e tërbuar
bëhesh det e goxha det.
Oshëtima jote, çan kodrinën,
sikur zbret që lart nga retë,
E si pushton gjithë luginën,
pastaj zbret poshtë në detë.
