Magji dashurie-Kujtim N. Mullai

Nga CIKLI: “TRIPTIKËT “
MAGJI DASHURIE
– A –
Ç’është kështu me dashurinë?
Moshë nuk njeh, pa mend të le,
Flatra të jep, ta shton fuqinë,
Në tokë a n’qiell, nuk di ku je!
– B –
Thikë me dy presa dashuria,
Të ngre lart dhe të rëzon në hon,
Tekanjoze më shumë se magjia,
Mjaltin e çdo puthje, në helm shndërron!
– C –
Një çast verbuar nga pasioni,
Kërkova puthje me çdo çmim…
– Mirë, tha vdekja, por pranoni,
Për vendtakimi, shtratin tim!
11 shkurt 2026