Malli për babain…Vangjel Pellumbi

Vangjel Pellumbi

 
Ditët që po vinë,
Në mendje të kam.
Sot,ditëlindjen festojmë.
Pa ty në tavolinë.
Malli më përvëloi,
Sytë mbushi me lot
Shpirtin më pickoi,
E mallin se duroj dot.


Eh,…si ikën këto vitë!
Pa fjalën tënde baba.
Dua vitet të përsëriten.
Dua t’ k’thehen n’dritë.


Malli m’i errëson sytë,
Dhe po humb shikimin.
Kujtimin e zemrës s’butë,
Dhe çaste,humb durimin.


Rri heshtur,malli përvëlon,
Mbi gjoks një lëmsh kam.
Për ty BABA,s’po duroj dot!
Malli zjarr,që më shtërgon!


Të kujtoj flokët,zbardhura.
Që mallin më copton,
Kjo ditë nga ditët e bardha,
Ditëlindjen po më kujton.


Kaluan vite pa ty baba!
Adhuroj rrugët q’shkele
Ku mblidhje nektarin e jetës.
Mbështetur n’rrugën e ndjersës.


Më fale atë rrugë t’ndjersës
E sot numëroj t’gjithë hallet.
Që kjo botë është fati i jetës .
Sot,po ishe do tundje malet.


Kujtoj atë trup të gjatë
Që n’sytë e mi,ishe vigan.
Që,gëzoj krenar dit’e natë.
Për ty,malli më shkatërron..


Nga flokët zbardhet i pari malli
Dhe sigurisht i fundit shkrin.
Vuajtjet,shtuan lumenjtë e hallit
Prandaj dua, ballin e çdo thinjë
T'i desha ato duar të munduara
Se ti më dhe,arin e jetës.
Plagëve që janë të shtuara.
Babai im,babai i zemrës.
V Pëllumbi.autori
5/04/2026 .Artë Greqi