Më bënë poete-Rubjana Nika 

Më bënë poete

Revolta dhe dhimbja

më bënë poete,

m’i nxorën fjalët nga skutat

e mendjes,

e zbraza shpirtin e revoltuar,

melhemin ia gjeta

zemërimit e dhembjes.

Poete më bëri dhe dashuria,

kjo ndjenjë unike pa dimension,

i thura vargje vendlindjes sime,

dhe për të vargu

ende s’mbaron.

Poete u bëra nga shpirti

i ndjeshëm,

kur syri përmbushet,

mendja vargëzon,

e ndjeva me shpirt

mrekullinë e natyrës,

me ekzistencën e saj

vargu ritmon.