
Rënja e sistemit” (gjasme)
Gjasme 35 vjet më parë
Ra sistemi diktatorial
S’ka ra gjë, tha burri huj
Veç sa hodhën një statujë.
Vetëm sa rrëxun një bust
Bust i madh, gjithë ai “fust”
:- Ra busti,tha ajo gruja,
Por ka mbi 1000 “statuja”.
Medemek t’u protestu
Frankofoni parvenu
Vendosën pjellën e hajnisë
Në krye t’demokracisë.
Ndërsa disa t’korruptum
I qujtën “t’persekutum”
Demokratët e vërtet
I perzunë po t’them n’kurbet
Fillun skenat me nxitim
Përndjekje,persekutim.
Me anije shkoi rinia
Vlora-Bari, Italia
Aq sa me shkarku tensionin
Për t’vazhdu konspiracionin.
Disa të tjerë në ambasada
Si me qenë nëpër estrada
Ishte çdo gjë inskenim
Për me boshatis Shqipninë.
Se lëvizja e dhjetorit
Qe “makiazh” i diktatorit
Ndryshe quhet diarki
Për kë di pak histori.