Me këngë e me valle festojmë këtë ditë kaq të madhe-Gjeorgjina Kapaj

Me këngë e me valle festojmë këtë ditë kaq të madhe
Gjithë bota po gëzon me këtë forcë fitimtare.
Nëpër festa kudo jemi trëndafilë që nxjerr petale
.
gruaja botën zgjon ëndrra e saj të çon në male.


Ti je nënë, je vajza, je motër tek ti ulet gju i botës.
Je ninulla dhe urimi që dëgjojmë para portës
fitimtare nëpër beteja i kalon gjithë vështirësitë
trupi yt drita lëshon shpirti
i ndezur rrëzëllimë


Se gratë e botës bashkë luftuan të jemi të lumturuar.
Të mos ishe ti ylli polar bota jo, s’do kishte jetuar
Ti i del familjes në ballë, mençuria e bekuar
Ato të kanë dhënë kurorë me ca lule gjerdanuar
Ku shkel ti, o dritëartë të gjitha lulet lulëzojnë

Dritë si fener jeshil gjithë botën e drejton

Këtë ditë s’ta fali njeri me zotësi i fitove.

Që të gjithë jemi krenarë te kjo festë madhështore.