Vasilika Babo

ME THUAJ TE BEJ EPOKE!
28 e 29 nentori i lirise!
Shqiperi!
Me vish sot petkun e bukur te lirise,
pelerine mbi trup flamurin tend, kuq e zi ,
te valezoj ne qiellin e kalter te lumturise!
te krenohem si shqiponje malesh neper Iliri! .
Me lejo te takoj ismail Qemalin e Isa Buletinin,
legjenda historike,mbuluar nga lart me lavdine.
Me lejo te marr driten e mendimit te tyre atdhetar ,
Mos harroj gjuhen pellazge ,qe shpetoi Shqiperine .
Me dhuro shpaten e mprehte te drejtesise ,
te derdh gjakun armik qe do te pastroje kete vend,
t’u kujtoj se nuk behet shaka me keto troje hyjnore ,
me gjuhen e vjeter te luftetareve qe jehonte ne kuvend.
Me thuaj te bej epoke te ndritur si dikur,
legjendat Shqiptare te mos harrohen neper bote,
shekujt e arte, kur Skenderbeu ndalte mizorite osmane,
e shpetoi nje kontinent te quajtur Europe .
Me thuaj sot, te ngre ate Europe plake,
te nxjerr sekretet e orakujve prej dheut ,
t’ua perplas ne fytyre, padrejtesine ndaj shqiptareve ,
t’i shkrumboj me forcen mitike te Prometheut .
Me bej flutur me krahe te lehta arberore,
te qendroj mbi me te bukurat kenge e valle,
te kendoj e te kercej per nenen tone te dashur Shqiperine,
te ushtojne e gjemojne fushat , te tunden e dridhen malet.
Goten e veres me jep, te uroj diasporen mbare,
per t’u bashkuar mes tyre Kosova e Shqiperia,
te kuqeloje dhe nje here emri i saj neper bote,
madheshtia e lashte Arberia ,Ilirida e Dardania!
C”GABIM BERA VALLE?
Kam kohe qe zerin s’ta degjoj ne telefon.
Me thuaj bir c’gabim kam bere valle?
Si do te me qetesosh zemren qe dridhet e s’duron,,
Me thuaj te lutem si do me shuash malle?
Mbi preherin e nenes koken vije perhere.,
Ndjeja se boten e tere mbaja mbledhur ne gji.
Gjumi i embel bir, ty te merrte dalngadale,
Hena psheretinte,kur une lot derdhja per ty.
Dhe shikimi nene qerpik te mbyllej prej lodhjes
Nene,ferkome dhe kembet, thoshje i dermuar,
Por, nena nuk te zgjonte ndonse mezi i saj mpihej,
prej punes se mundimeshme ne mergimin e mallkuar.
Ah, biri im, ti njoh hallet,te njoh dhe trimerine,
Dashurine e pakufishme,mal ne kraharorit tend ,,,
Me fal bir, me fal ,ne rast se kam gabuar,!?!?
Por shterome keta lot, se per meri, tek une s’ka vend.
Mes qiellit e tokes kerkoj te gjej nje zgjidhje….,
Ankthin prej shpirtit tend sado pak te lehtesoj..
Pasuri me te madhe ,kam vetem zemren time.
Merre e coptoje bir, por vetem prej ziles se telefonit zene e bukur te te degjoj!