Nexhi Hasani



Me vajza si Estela , e ardhmja e Atdheut premton shumë.
Estela Balo ka lindur dhe është rritur në qytetin bregdetar të Vlorës .
Rrjedh nga dy familje me origjinë came nga Arpica e Çamërisë.
Që në fëmijëri, është vlerësuar me rezultate të larta dhe me çertifikata të posaçme si “Krenaria e qytetit”, si dhe me bursa studimi.
Eshte vlerësuar edhe në fushën artistike me çertifikata për poezi dhe interpretim.
Me pasionin për shkencën dhe kujdesin ndaj shëndetit të njerëzve, ndoqi studimet në Universitetin e Mjekësisë Tiranë, në programin Teknik Imazheri, ku u vlersua me certifikaten Ekselenca e Fakultetit të Mjekësisë.
Gjatë studimeve, u përfshi aktivisht në praktika profesionale pranë disa prej klinikave më të njohura të qytetit , ku punoj për dy vite si teknike radiologe.
Kjo përvojë u pasurua edhe me pjesëmarrjen në konferenca shkencore, ku paraqet studimet :
• “Epilepsia në moshat pediatrike në qytetin e Vlorës gjatë viteve 2015–2016” •
• “Artefaktet e grafisë në ekzaminimin ekstremiteteve inferiore”
• “Ekokardiografia ne moshat pediatrike”
*Në vitin 2019 ajo fitoi të drejtën për të ndjekur studimet në degën e Mjekësisë së Përgjithshme pranë Universitetit të Modenas në Itali, ku aktualisht ndodhet në vitin e gjashtë dhe është në pritje të diplomimit.
Aktualisht, eshte asistente pedagoge në
Fakultetin e Mjekësisë.
Përveç përkushtimit në fushën e mjekësisë, ka ruajtur me fanatizëm lidhjen
shpirtërore me rrënjët e saj .
Ka qenë pjesë aktive e ruajtjes së traditave çame, duke kontribuar që nga mosha 10-vjeçare si anëtare e një ansambli folklorik, me synimin për të mbajtur gjallë trashëgiminë kulturore . Pjesëmarrja në emisione televizive dhe aktivitete kulturore ka qenë e vazhdueshme, me një moment të veçantë që spikat pjesëmarrja në një dasmë tradicionale të organizuar në kuadër të një emisioni televiziv, ku ajo interpreton rolin nuses çame .
“Ne mund të bëhemi kushdo që dëshirojmë, mund të ndërtojmë gjithçka,
mund të arrijmë majat, por një gjë që nuk mund ta ndryshojmë kurrë është ajo që jemi, origjina jonë. Është ajo që na bën të fortë, që na lidh me të kaluarën dhe që na ngroh kur ndodhemi përballë sfidave. Çamëria është burimi i forcës dhe krenarisë sime. Pa të, nuk do të isha kjo qe jam “ ( Estela Balo )