
Meditim vjeshte…**
Duke menduar rrathët e qiellit
vonesat dëshpëruese të kohës,
lutjet,
fluturimin e pëllumbave në qiejt e Europës,
këmbanat e një kishe në mëngjes,
trëndafilët në bulevard,
këngët e fëmijëve, burrat e heshtur,
gratë që bëhen të bukura
sa herë ju thiret emri për një shoping në teg,
fluturimin e avionëve
dhe çmendurinë e lumenjve pas stuhive
që prekin më shumë se gjysmën e botës
them, se mendoj mirë dhe jam në dashuri
me ëndrrën time
që nuk fle kurrë.
Ta kushtoj ty këtë poezi
Tirana ime …
@a.pipa