
Dori Camaj
E kam zët
të shtie krahët
në xhaketën e vjetër…
Nuk më nxë më,
prej trastave të ngarkuara të moteve..
por sapo e heq nga kremastari,
dal nga unë.
Nuk e dua më veten e re të vjetër,
se më rri ngushtë
filmi im i pa redaktuar…
Më buzëqesh,
më ndrin,
më rrëzon,
e gjunjët duan një jetë
të maisen….
Më mbeten sytë
vetëm tek një shami
vendosur xhepit të mëngjër…
Bie erë uzo e vjetër e tabako…
Bie erë shpirti
pirë në një gotë,
e djegur e bërë hí…