Mendim i përmbledhur nga Ernest Heminguej- Përshtati: Ervina Toptani

Në momentet tona më të errëta, më të dhimbshme, nuk kemi nevojë për këshilla. Ajo për të cilën kemi më shumë nevojë është thjesht lidhja njerëzore, një dorë në shpatull, një fjalë e ngrohtë, një prezencë fizike. Këto gjeste të vogla janë spirancat që na mbajnë të qëndrueshëm kur jeta bëhet tepër e vështirë.

“Të lutem, mos u përpiq të më ndreqësh, as mos u mundo të marrësh mbi vete dhimbjen time dhe as të largosh hijet e mia. Thjesht ulu pranë meje ndërsa unë përballem me stuhitë e mia të brendshme. Bëhu dora e qëndrueshme ku mund të kapem për të gjetur rrugën time. Dhimbja ime më përket mua ta mbaj, betejat e mia më përkasin mua t’i luftoj. Por prania jote më kujton se nuk jam vetëm në këtë botë të madhe e të frikshme e më ndërgjegjëson se jam i denjë për dashuri, edhe kur ndihem i thyer, edhe kur duket se vetmia më ka përpirë.

Ndaj, në ato orë të errëta kur ndodh të humbas rrugën, a mund të jesh aty për mua? Thjesht të jesh shoqëruesi im, nuk kam nevojë për shpëtimtar. Mbaje dorën time derisa të vijë agimi, duke më ndihmuar të kujtoj forcën time, fuqinë e shpirtit tim dhe të mendjes time.

Mbështetja jote e heshtur është dhurata më e çmuar që mund të japësh. Është një dashuri që më ndihmon të kujtoj kush jam, edhe kur ndodh që unë vetë ta harroj.

Mendim i përmbledhur nga Ernest Heminguej.

Përshtati: Ervina Toptani