Shqiponja Pazaj Veshaj

Mërgimtari!
Atdheun ,,,,s’e mora dot me vete,
Larg tij rrënohen vitet një nga një,
Mund të thoni :u mbyta në dy dete,
Malli dhe mërgimi është e njëjta gjë!
Ëndrrat e brishta nuk i ruajta dot,
Endur i lash në një zarf të thjeshtë,
Syve kur pa m’pyetur më rrodhën lot,
I thosha vetes: hesht vetëm hesht!
Nëpër udhët biblike unë eca drobitur,
Me valixhen plot mall dhe brengat në shpirt,
Udhet m’i kan ngrën vitet si ujq të uritur,
Po kurrë s’kam reshtur së menduari shqip!
Këtu në dhe të huaj humbas në harrim,
I lutem shiut të hap për mua shtigjet,
T’i freskoj k’to flakë që rrijnë në ballin tim ,
Dhe sumbullat e lotit që mbi mjekër digjen!
Ca grimca balte m’i nis me sqep pëllumbash,
Merri n’dash në rrug apo lart në male
T’i mbaj përmbi supe gjerdan prej plumbash
Që kur bien gjirit kthehen ne kristale!
Pastaj psherëtimat mbaji mbi eter,
Dhe lotin e nënës që s’munda t’a thaj,
Merri ç’janë të tuat sa fryma s’ka shter
Kam një zemër ,,,,ç’më duhet ta mbaj?!