Dalinë Arifi

Një dhjetor me drita e shpirt të fikur
Një dhjetor me drita i zbukuruar, i mbytur në dekorime, me një shumë milionëshe të investuar.
Ndërsa një popull vritet nga varfëria e skajshme.
Ndoshta një familje nuk mund të sigurojë as ushqimin mujor — mjerim përtej mjerimit.
Premtime, fushata… e në fund, i lënë në udhëtimin katërvjeçar të harresës.
Një dhjetor me plot drita, por me një shpirt të fikur.