
Mes helmesh në shpirt dhe kujtesë,
po rend dhjetori,
për mua.
Kujdesi i miqve të ndritur,
trimave,
më kthjellon, përmend!
Shëndet të gjithëve JUVE,
që më përcillni
vlerën njerëzore!
~
Pyetje në kohë dhimbjeje
Sa dhimbje helm mban
zemra jote?
Sa Delvinë
për të pirë e larë
i duhen botës?
~
E piketuar
Edhe e hidhura fjalë ra në zemër,
s’shkoi në thembër.
E ndryshkura gozhdë,
sa shpoi në thembër,
helmi ra në zemër!
Sa fjalë hidhur helm pi
e s’ndryshkesh
e s’plas ti, zemër,
o flori zemër!