Vetëm-Kastriot Malo 

Kastriot Malo 

Vetem
------------
U largova dhe nga ty u largova,
Nga e vetmja gje e mbetur në sy,
Ika larg ku vetmia kishte një emër,
Aty ku mund të jetoja edhe pa ty.

Me vetminë u fola mëngjeseve,
Dhe mbremjeve në të ikur te diellit,
I vetëm kalova dhe lumin e tërbuar,
Dhe rrufetë që shkarkoheshin qiellit.

I vetëm shetita në atdhe të tjerë,
E humba dheun dhe miqtë e vjetër,
Tani veten therras sa herë në emër,
Nën dritën e zbehtë të shekullit tjetër.

Nuk hapet kurrë porta e një vile këtu,
Vetem një zonjë del në ballkonin e gurtë,
Veshtrimin tret ku rrjedh i qetë një lumë,
Kokën mbështet tek supet e saj të butë.

Udhë e shkretë qënka kthyer bota,
Njeriu përballë njeriut copa akulli shkund,
E mira dhe e keqja zhyten në të njëjtin ujë,
Në vallen e madhe i pabesi shaminë e tund.

U largova, shpirtin si një gur mulliri kalita,
Në kupa vere vetminë së bashku e tretëm,
Të dashurit, në njerez të largët janë kthyer,
Në botë, kemi ardhur dhe do të ikim vetëm.