Mësues – më shumë për Lulin-Migel Flor

Mësues – më shumë për Lulin

Aty, në bangën e fundit,
rrinte “Luli i Vocërr”,
i vogël në trup.

Nuk fliste,
sytë e tij pyesnin botën:
pse disa fëmijë mësojnë ëndrra,
dhe disa mësojnë plagë?

Mësuesi e pa.
E kuptoi pa fjalë.
Dhe shkroi edhe një herë në dërrasë:
B – BESIM, jo BULIZIM.

Besonte ende
se një ditë
do të zbardhte: A – Agim,
rrugët do të mbusheshin: D – Diell,
dhe librat do të bëheshin: D – Dritë.

Se një ditë
fjalët nuk do të ishin huazim,
mbi shpatullat e një alfabeti “king”,
një ditë
edhe për “Lulin e Vocërr”
do të fliste pranvera e mësuesit.

M – manushaqe,
L – jo Luftë,
P – Paqe,
J – Jetë për çdo fëmijë.

Mësues.
Dërrasa e zezë e dijes,
që shkruan me shkumësin e bardhë,
dhëmbshuror i “Lulëve të vegjël”.

Migel Flor



7 mars 2026